Home ShowBiz Adrola Dushi zbulon ‘Kapon’ e vetëm që i dha nuancat më të bukura jetës së saj
Adrola Dushi zbulon ‘Kapon’ e vetëm që i dha nuancat më të bukura jetës së saj
0

Adrola Dushi zbulon ‘Kapon’ e vetëm që i dha nuancat më të bukura jetës së saj

0
0

Adrola Dushi dhe Capital T prej kohësh janë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë. Thashethemet mbi një romancë të mundshme dashurie mes tyre asnjëherë nuk kanë marrë një konfirmim. Së fundmi Adrola ka dhënë një intervistë për revistën Class ku nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve me stil për këngëtarin.

A ka një Kapo që i ka marrë vëmendjen apo prishur planet gjatë kësaj kohe?

‘Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim.

Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja, i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke i lënë përsëri në mëndyshje ndjekësit dhe jo vetëm.

Linku: Revista Class

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/