Cozman është një nga reperët më të spikatur që gjatë karrierës së tij shumëvjeçare i ka dhënë shumë zhanerit në fjalë. Për këngëtarin sot është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen e tij të 36.
Urimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit. Urimi i partneres së tij Fjolla rrëmbeu vëmendjen ku i shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen zëmër të dua shumë.’
Kujtojmë se pak muaj më parë Cozman vendosi të dilte publikisht me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.
Ky përvjetor reperin e ka gjetur më të plotësuar se kurrë më parë si në aspektin personal dhe atë profesional.
Prej ditësh këngëtari ka paralajmëruar se një super projekt që titullohet ‘Amore’ është gati për tu lançuar dhe të gjithë mezi presim për ta shijuar.
Linku: https://www.instagram.com/cozman/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/cozman/