Home ShowBiz Muzika rikthen në Tiranë Ermal Metën, ja kur do të performojë këngëtari
Muzika rikthen në Tiranë Ermal Metën, ja kur do të performojë këngëtari
0

Muzika rikthen në Tiranë Ermal Metën, ja kur do të performojë këngëtari

0
0

Ermal Meta është një nga zërat më të dashur të muzikës brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtari pak muaj më parë kishte paralajmëruar se do të vinte me një koncert në Tiranë. Më në fund kemi një datë. Ermali do të performojë me 17 shtator.

Ai ka zbuluar detajet me një postim në rrjete sociale ku shkruan:

‘Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne gjithashtu do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës.

Më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në story: Ju pres!’

https://www.instagram.com/p/CSyewAgDFks/

Linku: https://www.instagram.com/p/CSyewAgDFks/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmetamusic/?hl=en