Prej kohësh luftonte me kancerin, këngëtarja e njohur ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare
Këngëtarja e Girls Aloud Sarah Harding është ndarë nga jeta në moshën 39 -vjeçare. Shkak i vdeknjes u bë beteja e humbur me kancerin e gjirit. Familja e saj konfirmoi lajmin e hidhur në Instagram.
‘Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur.
E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend,’-thuhet në mesazhin e nënës së saj.
Harding më parë ndau një azhurnim mbi diagnozën e saj të kancerit në fillim të dhjetorit. ‘Nuk mund ta mohoj që gjërat janë të vështira tani, por unë po luftoj sa më shumë që të mundem t’ia dal,’ shkroi ajo në një postim në Instagram.
Linku: https://www.nme.com/news/music/girls-aloud-singer-sarah-harding-dies-aged-39-following-breast-cancer-battle-3037650
Burimi i fotos: https://www.nme.com/news/