Home ShowBiz Puthja që trazoi rrjetin, çfarë ndodhi mes Jessicas dhe Issac
Puthja që trazoi rrjetin, çfarë ndodhi mes Jessicas dhe Issac
0

Puthja që trazoi rrjetin, çfarë ndodhi mes Jessicas dhe Issac

0
0

Në festivalin e Filmit në Venecia aktorët e njohur, Jessica Chastain dhe Oscar Issac rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve me puthjen e tyre të famshme që trazoi rrjetin duke qenë se të dy janë të martuar me persona të tjerë që prej vitit 2017.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i aktores, e cila ka shpërndarë një foto ku Gomez Addams puth Morticia Addams në “The Addams Family” (1993).

 “Shtator, 12”, ka shkruan ajo duke iu referuar ditës kur seriali “Scenes From a Marriage” del në HBO.

Përsa i përket serialit “Scenes From a Marriage”, ku dyshja do të luajnë së bashku, Isaac foli për xhirimet me aktoren.

‘Ajo është një nga më të mirat. Ajo është dikush që më ka frymëzuar gjithmonë dhe ka nxjerrë më të mirën nga unë, si aktor ashtu edhe si person. Të aktrosh me të është e lehtë. Asgjë nuk ka nevojë të planifikohet paraprakisht. Për sa kohë që jam prezent, e di se gjithçka mund të ndodhë sepse ka besim të plotë, u shpreh aktori.

Linku: https://pagesix.com/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jessicachastain/