Fiori Dardha është një nga gazetaret më të njohura për ekranet tona. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit Fiori ka zbuluar më shumë rreth intrigave në televizione.
Ka intriga në televizione e pyet njëri prej ndjekësve Fiorin.
Pyetje është kjo?!
Ja përshembull: ti mund të jesh duke bërë grimin për të regjistruar programin që të është besuar, ndërkohë që një rivale (që insiston të të marrë projektin), përdor miqtë e saj nëpër portale për të publikuar tituj që të të prishë terezinë. ‘Kush do ta prezantojë këtë projekt Filania, apo Fistekja?’. Vjen një moment që mësohesh me këto paçavure dhe vetëm qesh me tentativat e tyre të dëshpëruara!”, është përgjigjur ajo.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse ka miqësi të vërtetë në televizion.
“Në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent! Nëse ndiejnë se mund t’i eklipsosh, kthehen në hiena!”, ka treguar ajo.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fioridardha/2660651217966871570/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fioridardha/