Sindi ka qenë e ftuar në ‘Kosova Show’ dhe nuk ka ngurruar të hedhë baltë mbi autoren Olsa Muhameti. Sipas Sindit emri i saj është shfrytëzuar për keq.
Ndërt të tjera ajo zbuloi se Olsa ndihej e rrezikuar në vendin e punës nëse nuk ktheheshin në studio.
‘Olsës i thoja gjithmonë, nëse është dikush që kurrë nuk do të godas pas shpine, ajo do jem unë. Ama kohët e fundit kam zbuluar dhe analizuar shumë gjëra. Kam bërë kompromise në fillim për hir të mirënjohjes. Mu kërkua të mos dilja më me një djalë që kisha ndjenja se publiku nuk na shihte bashkë dhe kam bërë një takim me një djalë që se shihja veten absolutisht.’
‘Kur u largua Eri, mua dhe disa personazheve të tjerë na u duk e padrejtë dhe protestuam. Nuk donim të ktheheshim pa u kthyer ai. Olsa ka folur me mamanë time në telefon, duke ju lutur që të paktën unë të kthehesha, sepse ndryshe ajo do pushohej nga puna nga Top Channel për keq menaxhim dhe show do merrte fund. Po të kthehesha pas në kohë, nuk do kthehesha në program, unë u ktheva vetëm sepse ajo përmendi mamanë që e kishte të sëmurë dhe duke qenë se jam një person e lidhur pas familjes nuk doja ta vija në pozicion të vështirë.’- tregoi Sindi.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2ZjMMxZ6DgM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSaRSM3oT4CBf_NuMnAPZ9HfPGhdRCj5ubIHN40/