Adriana Matoshi është një nga aktoret më të njohura. Prej kohësh ajo ka vendosur ti dedikohet politikës ku prioritet do të ketë gratë.
Nismat e saj të fundit e kanë futur në telashe ku një sërë kërcënimesh janë drejtuar drejt artistes.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo shkruan:
‘Ditëve të fundit jam bërë shkak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre. Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush, thotë aktorja.
Linku: https://www.instagram.com/stories/adrianamatoshi/2674355464157180852/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adrianamatoshi/