Home ShowBiz ‘Big Brother Vip’ vjen së shpejti, Lori Hoxha zbulon emrat e të preferuarve të saj
‘Big Brother Vip’ vjen së shpejti, Lori Hoxha zbulon emrat e të preferuarve të saj
0

‘Big Brother Vip’ vjen së shpejti, Lori Hoxha zbulon emrat e të preferuarve të saj

0
0

Lori Hoxha së fundmi ka qenë e ftuar në Top Albaia Radio ka zbuluar më shumë detaje mbi Big Brother Vip.

Në këtë format ajo ka vendosur të përfshihet dhe vetë ku së bashku me stafin në tërësi po bëjnë maksimumin për të realizuar një super show.

Lori është shprehur se kanë kontaktuar shumë personazhe vip dhe një pjesë e vogël nuk kanë pranuar për arsye personale.

Ndër të tjera ajo ka treguar se sfida më e madhe me personazhet Vip është trysnia që fal formati.

‘Siç e thashë unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim.’

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRbI8PUllkb/