Banorët Vip po ambjentohen me eksperiencën e re televizive. Mirpo thashethemet brenda tyre kanë filluar që tani. A do të kemi çifte mes vipave këtë vit?
Teksa banorët po zhvillonin provën e javës, ngacmimet me njëri-tjetrin nuk mungojnë. Një ndër to ka qenë Paloma e cila pyet Beniadën se me cilin nga banorët e sheh veten çift.
Beniada pa hezituar thotë emrin e Arditit dhe më pas i kap dorën duke treguar shenjë afrimiteti.
‘Me Arditin jam shumë fine, është shumë i thjeshtë. I ka këmbët në tokë, është shumë i thjeshtë. Unë flas kollaj, nuk të vendos në siklet. Mund t’ia thuash të gjitha gjërat pa hezitim.’
Nga ana tjetër Donaldi dhe Semi janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe ndjekjësit kanë krijuar disa ide se kush mund të jenë çiftet e para.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/