Home ShowBiz ‘Dy muaj jetova me frikën se kisha kancer’, Xhensila ndan eksperiencën e vështirë
‘Dy muaj jetova me frikën se kisha kancer’, Xhensila ndan eksperiencën e vështirë
0

‘Dy muaj jetova me frikën se kisha kancer’, Xhensila ndan eksperiencën e vështirë

0
0

Ky muaj konsiderohet si ‘tetori rozë’  ku bëhen fushata të mëdha ndërgjegjësimi për vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit dhe jo vetëm.

Personazhet publik që i bashkohen nismave të tilla ndërgjegjësuese janë të shumtë. Së fundmi i është bashkuar Xhensila me një përjetim personal.

‘Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim.

Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies’, tregon Xhensila.

Ajo ka një thirrje për të gjithë gratë që të ndërgjegjësohen me kontrolle rutinë për ta parandaluar në kohë këtë sëmundje të tmerrshme.

Linku: https://www.instagram.com/p/CVIuGTSjmpd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/