Home ShowBiz Rikthehen në tapet të kuq, paraqitja e Meghan rrëmben vëmendjen e të gjithëve
Rikthehen në tapet të kuq, paraqitja e Meghan rrëmben vëmendjen e të gjithëve
0

Rikthehen në tapet të kuq, paraqitja e Meghan rrëmben vëmendjen e të gjithëve

0
0

Meghan Markle dhe Princi Harry bënë një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq në Gala Salute to Freedom në Nju Jork. Meghan u paraqit me një fustan të kuq madhështor.

Meghan Markle dhe Princi Harry marrin kurorën e çiftit më elegant në tapetin e kuq.

Gjatë paraqitjes së rrallë të çiftit në tapetin e kuq, Meghan i bëri një kompliment të ëmbël partnerit të saj kur një gazetar e pyeti: “Meghan, a je krenare për burrin tënd?” Ajo buzëqeshi dhe u përgjigj: “Unë jam gjithmonë krenare për të.”

Kujtojmë se Meghan dhe Harry jetojnë në Kaliforni me djalin Archie, 2 vjeç dhe Lilibet, 5 muajsh, çifti ka qenë në një turne në Big Apple këtë javë. Meg mbajti një fjalim në Samitin e DealBook Online të The New York Times të martën, ku foli kundër tabloidëve për të qenë “toksikë për shëndetin tuaj mendor”. Ish-aktorja ndau: “Shpresojmë që një ditë të vijnë me një etiketë paralajmëruese siç bëjnë cigaret”.

Për sa i përket marrëdhënjes me William dhe pjesën tjetër të familjes situata vazhdon të jetë e ftohtë dhe pak kohë më parë burime pranë tyre u shprehen se nuk do të ketë paqe mes tyre.

Linku: https://www.eonline.com/news/1309252/bow-down-to-meghan-markle-and-prince-harrys-stunning-and-rare-red-carpet-appearance

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/