Home ShowBiz Skenat e nxehta e bënë të hiqte dorë, Ana Lika tregon si ndryshoi skenari i serialit HOT
Skenat e nxehta e bënë të hiqte dorë, Ana Lika tregon si ndryshoi skenari i serialit HOT
0

Skenat e nxehta e bënë të hiqte dorë, Ana Lika tregon si ndryshoi skenari i serialit HOT

0
0

Ana Lika në daljen e saj tek  ‘ABC e mëngjesit’  ka folur mbi projektet e saj të fundit dhe suksesin që po shijon me serialin HOT.

Aktorja tregoi se pasi kishte pranuar rolin u ndesh me një skenar që përmbante shumë skena të nxehta. Në këtë moment ajo ka vendosur të tërhiqet por pas ndryshimeve të skenarit vazhdoi të jepte më të mirën e saj.

‘Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ok mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shpisë time, këto skena i reduktuan, në një gjë që mu duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë’, tha Ana.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9n1FxxcXODQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anna_lika/

 

tags: