Home ShowBiz ‘Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës’, Elgiti emocionon me surprizën ndaj Kleas
‘Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës’, Elgiti emocionon me surprizën ndaj Kleas
0

‘Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës’, Elgiti emocionon me surprizën ndaj Kleas

0
0

Elgiti dhe Klea së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Roped with Olsi’. Dyshja kanë ndarë shumë të pathëna nga jeta e tyre personale dhe profesionale.

Moderatori e ka pyetur nëse është Elgiti xheloz.

‘Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, s’i jap asnjë shkas’, tha Klea ndërsa Olsi i habitur vazhdoi: ‘Kur është rasti i fundit që është bërë xheloz?’

‘Para 18 viteve’, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura.

Më pas kantautori e ka surprizuar me një letër emocionuese.

‘E dashur Klea, tek sytë e tu gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte universin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë.

Tani që po të shkruaj po më vijnë ndërmend të gjitha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Ye5PKgUr0Io

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elgitdoda/