Home ShowBiz Kate Middleton dhe Princi William ndajnë kartolinën speciale në prag të festave
Kate Middleton dhe Princi William ndajnë kartolinën speciale në prag të festave
0

Kate Middleton dhe Princi William ndajnë kartolinën speciale në prag të festave

0
0

Kate Middleton dhe Princi William bënë një udhëtim sekret në Jordani këtë vit

Kartolina e tyre e Krishtlindjeve përmban një foto të çiftit dhe tre fëmijëve të tyre duke pozuar në vendin e Lindjes së Mesme gjatë një udhëtimi privat familjar.

Kate Middleton dhe Princi William zakonisht bëjnë fotografi familjare për kartolinën e tyre të Krishtlindjes në Anmer Hall, shtëpia e tyre e fshatit në Sandringham Estate në Norfolk. Por fotografia e këtij viti e çiftit dhe tre fëmijëve të tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis u mor mijëra milje larg shtëpisë në Jordani.

Sipas një deklarate nga Kensington Palace, familja e Kembrixhit bëri një udhëtim të paparalajmëruar më parë në vendin e Lindjes së Mesme gjatë vitit 2021. “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të kënaqur të ndajnë një fotografi të re të familjes së tyre”, thuhej në të. Fotografia, e cila shfaqet në kartën e Krishtlindjeve të Lartësisë së Tyre Mbretërore këtë vit, tregon Dukën dhe Dukeshën me tre fëmijët e tyre Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në Jordani në fillim të këtij viti.

Kujtojmë se familja mbretërore ka pasur një atmosferë me polemika të forta këtë vit. Ende nuk dihet nëse festat do të arijnë të sheshojnë diferencat e krijuara mes tyre.

Linku: https://www.vanityfair.com/style/2021/12/12/kate-middleton-and-prince-william-trip-to-jordan

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/top?q=the%20royal%20family