Dojna dhe Vlashenti tashmë përveç se çift janë dyshe dhe në projektin e linjës së veshjeve sportive.
Dyshja së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e Jonida Maliqit ku kanë zbuluar më shumë rreth projekteve të tyre drejt të ardhmes.
Për sa i përket raportit të dashurisë ata treguan se mund të kemi dhe një dasmë tradicionale në horizont.
Vlashenti shprehet se Dojna është mjaft tradicionale dhe me siguri hapi i rradhës në raportin e tyre do të jetë i tillë.
Moderatorja pret një propozim madhështor që nuk e ka parë tek të tjerët.
Kam kontaktin e Elon Musk po shoh për një udhëtim në mars. Unë nuk e quaj martesë për mua është e rëndësishme fakti që ti do të rrish me atë person, – tha Vlashenti.
Dojna tregoi se dëshiron një unazë me diamant që ta trashëgonte dhe tek brezi tjetër.
Në një të ardhme ata mund të zgjedhin Parisin për të jetuar.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FA3xo54myq4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWv-5agNty5/