Home ShowBiz Nga unaza tek dasma, Dojna dhe Vlashenti zbulojnë më shumë rreth planeve të tyre
Nga unaza tek dasma, Dojna dhe Vlashenti zbulojnë më shumë rreth planeve të tyre
0

Nga unaza tek dasma, Dojna dhe Vlashenti zbulojnë më shumë rreth planeve të tyre

0
0

Dojna dhe Vlashenti tashmë përveç se çift janë dyshe dhe në projektin e linjës së veshjeve sportive.

Dyshja së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e Jonida Maliqit ku kanë zbuluar më shumë rreth projekteve të tyre drejt të ardhmes.

Për sa i përket raportit të dashurisë ata treguan se  mund të kemi dhe një dasmë tradicionale në horizont.

Vlashenti shprehet se Dojna është mjaft tradicionale dhe me siguri hapi i rradhës në raportin e tyre do të jetë i tillë.

Moderatorja pret një propozim madhështor që nuk e ka parë tek të tjerët.

Kam kontaktin e Elon Musk po shoh për një udhëtim në mars. Unë nuk e quaj martesë për mua është e rëndësishme fakti që ti do të rrish me atë person, – tha Vlashenti.

Dojna tregoi se dëshiron një unazë me diamant që ta trashëgonte dhe tek brezi tjetër.

Në një të ardhme ata mund të zgjedhin Parisin për të jetuar.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FA3xo54myq4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWv-5agNty5/