Mbretëresha ka mbajtur fjalimin e saj të Krishtlindjeve, duke nderuar bashkëshortin e ndjerë Princin Philip.
Elizabeth II rrëfeu se i mungon burri i saj, ndërsa pranoi se sezoni i festave “mund të jetë i vështirë për ata që kanë humbur të dashurit”.
“Ndjenja e tij e shërbimit, kurioziteti intelektual dhe aftësia për të nxjerrë argëtim nga çdo situatë ishin të gjitha të papërmbajtshme,” tha Elisabeth.
Mbretëresha, e cila kishte veshur një karficë krizanteme safiri për të nderuar Princin Philip teksa mbante fjalimin e saj, pranoi se i mungonte ai, por ndjeu “prezencën e tij” ndërsa përgatitej për sezonin e festave.
Një detaj që ra në sy gjatë fjalimit ishte fakti që nuk përmendi Megha dhe të birin por përmendi lindjen e vajzës së tyre Lilibet Diana, e cila mban emrin e stërgjyshes dhe gjyshes së saj.
Së bashku me ardhjen e Lilibet, Princesha Beatrice dhe bashkëshorti Edoardo Mapelli Mozzi mirëpritën vajzën Sienna Elizabeth, Princesha Eugenie dhe burri Jack Brooksbank mirëpritën djalin August Philip Hawke dhe motra e Kate Middleton, Pippa, lindi fëmijën e saj të dytë, vajzën Grace Elizabeth.
Linku: https://pagesix.com/2021/12/25/queen-elizabeth-honors-late-prince-philip-in-christmas-speech/
Burimi i fotos: https://pagesix.com/