Home ShowBiz Romanca mori fund! Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes nga Alvisa
Romanca mori fund! Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes nga Alvisa
0

Romanca mori fund! Bashkimi zbulon arsyen e ndarjes nga Alvisa

0
0

Bashkimi dhe Alvisa pak javë më parë vendosën të dilnin çift nga programi.

Marrdhënia e tyre kaloi shumë sfida brenda dhe të gjithë po mendonin se lidhja e tyre do të zgjaste.

Bashkimi ka njoftuar ndjekësit se lidhja me Alvisën ka marrë fundm pasi jashtë gjërat nuk po shkonin siç dyshja prisnin.

‘Njerëz të dashur desha t’ju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.

Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.

I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.

Jeta vazhdon’, -shkruan Bashkimi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/bashkimsaitii/2757550944864563271/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bashkimsaitii/