Lori Hoxha është mjaft aktive si në daljet publike po ashtu dhe në rrjete sociale. Së fundmi producentja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit.
Një prej tyre tregon se më përpara kanë qenë kohë të arta për Topin pasi kishte programe më të mira për tu parë.
Lori ka vendosur të kthejë një përgjigjie që me siguri do t’iu vlejë të gjithë personave që kanë mbetur të dashuruar me të shkuarën dhe jo të tashmen.
‘Kohë të arta ka gjimnazi, kohë të arta ka universiteti, kohë të arta ka dhe pensioni. Kam kuptuar që qënia njerëzore e dashuron të shkuarën dhe shpesh e idealizon. Nostalgjia është problem sepse të bën të besosh që çdo gjë që ka qenë, është më e mirë se ç’është e çdo të jetë. Ato ishin kohët e arta për kohën, këto janë kohë të tjera. Nuk i përjetojmë dot të dyja në kohë reale që të kuptojmë cila na pëlqen më shumë. Kohët ndryshojnë e me të dhe njerëzit e mënyra se si jetojmë. Nuk mund të pëlqejmë e shikojmë të njëjtat gjëra. Ajo ishte atëherë, tani është tani’, ka shkruar ajo.
Linku: https://www.instagram.com/stories/lorihoxha/2757808428656180648/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lorihoxha/