‘Ka ngjarë më shumë nga e ëma’, Armina Mevlani tregon çfarë nuk ‘preferon’ tek Shkëlzen Berisha
Armina Mevlani në daljen e fundit tregoi se partneri i saj i ngjan më shumë të ëmës nga ana karakterit.
Blogerja preferonte që të kishte marrë më shumë nga karakteri i ish-kryeministrit Berisha.
‘Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat.
Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak.
Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim,”- tha Armina.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=6DUAPB1rK58
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CY6zBdQNVty/