Home ShowBiz ‘Nuk duhet ta bënte’, Agron Llakaj tregon pakënaqësitë e lojës së Donaldit
‘Nuk duhet ta bënte’, Agron Llakaj tregon pakënaqësitë e lojës së Donaldit
0

‘Nuk duhet ta bënte’, Agron Llakaj tregon pakënaqësitë e lojës së Donaldit

0
0

Agron Llakaj së fundmi ka qenë i ftuar tek ‘Shqipëria Live’.

Artisti ka treguar se si e ka parë rrugëtimin e Donaldit në Big Brother Vip.

‘Nuk e kam ndjekur shumë thellë, por kam parë videot e shkurta, ka pasur dhe momente që i kemi sjellë në ‘Al Pazzar’. Unë futem te burrat që nuk kanë turp nga loti, por loti nuk del kot. Ai është i ndjeshëm, nuk kthehet asnjëherë pas kur nis një aksion.

Distancohem nga pjesë e marrëdhënieve që ka krijuar, nuk jam askush për ta gjykuar. Kudo më flasin për Donaldin. Më ka ardhur mirë për atë që ka treguar Donaldin aty. E ka treguar veten ashti siç është.

I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua’- u shpreh Agron Llakaj.

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=shqipria+live

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/agronllakajofficial/