Home Business / Technology Zgjidhje efikase dhe të thjeshta për reduktimin e kohës para ekraneve
Zgjidhje efikase dhe të thjeshta për reduktimin e kohës para ekraneve
0

Zgjidhje efikase dhe të thjeshta për reduktimin e kohës para ekraneve

0
0

Nga njëra anë teknologjia na ka ndihmuar të bëhemi shumë më produktivë. Nga ana tjetër, mund të jetë shpërqendruese dhe të pengojë të menduarit krijues.

Është shqetësuese, disa besojnë se ne jemi fizikisht të varur nga teknologjia. Kjo, padyshim, nuk është e mirë për shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Këtu ju sjellim disa hapa të thjeshtë për të reduktuar kohën para ekranit.

1 Fshini aplikacionet që konsumojnë më shumë kohë para ekranit.

Është e mundur që disa nga aplikacionet që as nuk e kuptoni se po përdorni çdo ditë, të konsumojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës tuaj para ekranit.

2 Krijoni dhoma gjumi pa ekran.

Nuk duhet të keni televizor apo kompjuter në dhomën e gjumit. Njerëzit që kanë televizor në dhomat e tyre, mesatarisht shikojnë më shumë televizor në ditë se pjesa tjetër e popullsisë.

3 Kërkoni që miqtë tuaj t’ju telefonojnë në vend që t’ju dërgojnë mesazhe.

Ka shumë mundësi që të gjitha mesazhet që bëni në një ditë të caktuar nuk janë rreptësisht të nevojshme. Pra, në vend që t’ju dërgojnë mesazhe rastësisht gjatë ditës, kërkojuni miqve tuaj t’ju ndihmojnë të zvogëloni kohën para ekranit duke ju telefonuar një herë në javë, për shembull, në vend që t’ju dërgojnë mesazhe rastësisht gjatë ditës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar kohën në ekrane.

4 Merrni një hobi të ri për të shmangur mërzinë.

Shumë njerëz i janë drejtuar burimeve të Facebook dhe Instagram për të kaluar kohën, gjë që ka rritur kohën e tyre para ekranit. Në vend që të humbni kohë duke lëvizur pa qëllim nëpër mediat sociale, provoni një hobi të ri si leximi i një libri ose kryerja e një aktiviteti që iu pëlqen.

Linku: https://www.pinkvilla.com/

Burimi i fotos: unsplash.com