Home Business / Technology Ndalon shitjen e produkteve, Apple i bashkohet ndëshkimeve ndaj Rusisë
Ndalon shitjen e produkteve, Apple i bashkohet ndëshkimeve ndaj Rusisë
0

Ndalon shitjen e produkteve, Apple i bashkohet ndëshkimeve ndaj Rusisë

0
0

Apple i shtohet listës së bizneseve që marrin masa kundër Rusisë.

Kompania konfirmoi se Apple në Rusi nuk mund të tregtojë më asnjë produkt.

Të gjitha pajisjet e Apple në vitrinën ruse të kompanisë janë të listuara si ‘të padisponueshme’ për blerje ose shpërndarje në territorin rus. Vendimi u mor për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Apple njoftoi gjithashtu se vetëm dje, mediat ruse të kontrolluara nga shteti (RT News dhe Sputnik News) u hoqën nga App Store.

Lista e bizneseve që kanë “bllokuar” Rusinë deri tani janë:

YouTube heq dy kanale të kontrolluara nga shteti RT News dhe Sputnik News.

Google i fshin këto dy kanale nga motori i kërkimit.

Facebook-Instagram nuk lejon që reklamat të shfaqen në përmbajtjen ruse. Që do të thotë: Nuk ka para nga klikimet.

Disney ndalon shfaqjet e filmave në Rusi.

Më pas janë Formula Uno, FIFA, UEFA dhe Eurovision që kanë përjashtuar edhe Rusinë.

Linku: https://tiranapost.al/english/lajme-nga-bota/apple-ndalon-shitjen-e-produkteve-ne-rusi-i511713

Burimi i fotos: pexele.com

tags: