Home Business / Technology TikTok nën hetim, ja akuzat që rëndojnë mbi platformën
TikTok nën hetim, ja akuzat që rëndojnë mbi platformën
0

TikTok nën hetim, ja akuzat që rëndojnë mbi platformën

0
0

TikTok u akuzua për dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve.

TikTok është nën hetim për algoritmet dhe metodat e tij të marketingut për të rinjtë.

Një koalicion prej tetë shtetesh amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Florida, kanë njoftuar nisjen e një hetimi për aplikacionin shumë të njohur TikTok, i njohur për videot e tij të shkurtra, muzikore apo parodi, të përzgjedhura me mjeshtëri nga algoritme sipas shijeve të përdoruesve.

Autoritetet akuzojnë TikTok, se i inkurajon fëmijët të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në aplikacion.

Në Shtetet e Bashkuara, TikTok është i aksesueshëm për njerëzit nën 13 vjeç për sa kohë që ata përdorin një version të modifikuar për ta.

TikTok reagoi ndaj lajmeve të hetimit duke premtuar se do të “sigurojë informacion në lidhje me masat e shumta mbrojtëse të sigurisë dhe privatësisë që kanë për adoleshentët”. Shtetet e SHBA duan të shqyrtojnë “teknikat e përdorura nga TikTok për të inkurajuar të rinjtë” që të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacion si si dhe reagimi i tyre ndaj përmbajtjes dhe ndërveprimi me krijuesit.

Linku: https://rivieraradio.mc/news/tiktok-under-investigation

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: