Home ShowBiz Publikohet shuma e kripur, ja sa kushtoi dasma e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina
Publikohet shuma e kripur, ja sa kushtoi dasma e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina
0

Publikohet shuma e kripur, ja sa kushtoi dasma e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina

0
0

Pak ditë më parë Silvio Berlusconi ka zhvilluar ceremoninë e kurorëzimit, ku sipas një planifikuesi dasmash, Illy Goodall, llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro.

Sipas Daily Mail ‘dasma simbolike’ e çiftit e karakterizuar kështu nga mediat ndërkombëtare pasi çifti nuk u martuan zyrtarisht u zhvillua në vilën historike Gernneto në veri të Milanos.

Sipas gazetës britanike arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje mes Berlusconit dhe fëmijëve të tij për shkak të pasurive të ish-kryeministrit italian.
Por sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.

Duket se më në fund ajo i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi, pasi ajo në ditën e dasmën së saj shkëlqente me fustanin e saj të bardhë që kushtonte rreth 20 mijë euro.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/home/index.html

Burimim i fotos: https://www.dailymail.co.uk

tags: