Home ShowBiz E sulmuan për veshjen që bëri në Kuvend, Adriana Matoshi nuk kursehet para ndjekësve
E sulmuan për veshjen që bëri në Kuvend, Adriana Matoshi nuk kursehet para ndjekësve
0

E sulmuan për veshjen që bëri në Kuvend, Adriana Matoshi nuk kursehet para ndjekësve

0
0

Adriana Matoshi ka qenë në fokusin e mediave si për jetën private dhe atë profesionale. Së fundmi veshja e saj në Kuvend ka sjellë një sulm të madh ndaj saj.

Artistja ka reaguar me një postim të zgjatur në rrjete sociale ku shkruan:

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend! Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret. Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë. Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzimin dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.’

Linku: https://www.instagram.com/adrianamatoshi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adrianamatoshi