Home ShowBiz ‘Jam rritur me pasiguri’, deklarata të rralla nga Ylli Limani
‘Jam rritur me pasiguri’, deklarata të rralla nga Ylli Limani
0

‘Jam rritur me pasiguri’, deklarata të rralla nga Ylli Limani

0
0

Ylli Limani ka qenë i ftuar në ‘Live Night’ ku për herë të parë ka zbuluar të pathëna nga fëmijëria dhe jeta e tij.

‘Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur.  ‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht’, rrëfen Ylli.

Ndër të tjera ka rrëfyer përshtypjen e tij për jetën luksoze.

‘Nuk jam prej atyre figurave publike që them, jo po portalet ma nxin jetën, jo po nuk më lënë rehat. Ti ke zgjedhur këtë jetë ku ti përflitesh. Shumica e personazheve publik edhe në Shqipëri edhe në botë nuk është se nuk kanë qejf t’i përmendin portalet, e kam vënë re te disa një lloj kënaqësie. Thonë që nuk u bëhet qejfi, por është një lloj varësie ndaj të qenurit tërë kohën në portale se përndryshe nuk na kishin dhënë material. Mua kurrë nuk më ka pëlqyer jeta e shtrenjtë, drogërat, më pëlqejnë festat më private’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=xxQwlAnfZjA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ylllimani/