Sherri i Noizyt me Kleviol Ahmetin ka pushtuar rrjetin.
U tha se Klevioli është mik me Stresin dhe të gjithë u bënë kurioz për një reagim të tij.
Stresi ka reaguar me një video Live ku shprehet:
‘Ndoshta keqkuptohemi. Po ju them dy gjëra shumë të rëndësishme. Unë po ua them nuk merrem më me plehra shoh punët e mia, edhe ju vetë jeni fajtorë që i shtyni njerëzit, në vend se të shihni diçka ndryshe. Vetë keni qejf të shihni kështu gjërash. Rrini në punën tuaj, mos u merrni me lajme, mos shani.
Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them’, thekson 35-vjeçari.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=QC-A1ni6_M4&t=68s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COkKowMAIJV/