Home ShowBiz Tha që ka pasur humbje me të, Nora Istrefi i kthehet keq menaxherit të vipave
Tha që ka pasur humbje me të, Nora Istrefi i kthehet keq menaxherit të vipave
0

Tha që ka pasur humbje me të, Nora Istrefi i kthehet keq menaxherit të vipave

0
0

Menaxheri Alesio Alia në daljen e tij të fundit mediatike bëri një deklaratë të fortë për Nora Istrefin. Ai tha se me Norën ka dalë me humbje pasi ajo nuk ka hite.

Pas këtyre deklaratave këngëtarja ka reaguar në rrjete sociale ku shprehet:

‘Është dëshpëruese të dëgjosh një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim, është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari dhe publiku u zhgënjye.

Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo ta kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i merrte salla pjesëmarrësit, siç ndodhi në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza,’ –shkroi Nora.

Linku: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en

tags: