Home ShowBiz Nuk mori pjesë në ceremoninë e Britney Spears, ja si reagoi e ëma
Nuk mori pjesë në ceremoninë e Britney Spears, ja si reagoi e ëma
0

Nuk mori pjesë në ceremoninë e Britney Spears, ja si reagoi e ëma

0
0

Britney Spears dhe Sam Asghari i dhanë fund beqarisë me një ceremoni të zhurmshme për mediat.

Të gjithë kanë qenë kurioz për të ditur nëse këngëtarja i ka dërguar ftesa prindërve. Kujtojmë se ata kanë pasur goxha përballje të forta ligjore.

Burime pranë saj bëjnë me dije se prindërit nuk kanë marrë ftesa.

Nëna e Britney Spears e uroi yllin e popit për martesën e saj me Sam Asghari, pavarësisht se nuk mori një ftesë.

“Ti dukesh rrezatues dhe kaq i lumtur!” Lynne Spears komentoi postimin e Britney në Instagram duke shfaqur katër foto nga ceremonia në shtëpinë e nuses në Thousand Oaks, Kaliforni.

“Dasma juaj është ëndërr! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën atë kaq sentimentale dhe të veçantë!” shtoi Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty!

Të famshëm si Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace, të cilat dizajnuan fustanin e nusërisë së Britney, ishin mes të pranishmëve.

Linku: https://pagesix.com/2022/06/11/britney-spears-mom-reacts-to-wedding-after-invitation-snub/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CepUVQOpaup/?hl=en

 

tags: