Home ShowBiz Nga lidhja me Geek tek zgjerimi i familjes, Dafina zbulon disa të pathëna nga jeta private
Nga lidhja me Geek tek zgjerimi i familjes, Dafina zbulon disa të pathëna nga jeta private
0

Nga lidhja me Geek tek zgjerimi i familjes, Dafina zbulon disa të pathëna nga jeta private

0
0

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare. Këngëtarja së fundmi ka qenë e ftuar në Why Not ku ka zbuluar më shumë nga jeta private.

Dafina prej kohësh është një një lidhje të zjarrtë me DJ Geek ku ka zbuluar për herë të parë  pse e vendosi ta bëjë publike romancën.

‘Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja është shumë qejf. Kjo jam unë, ky është Dj Geek. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur’- tregoi këngëtarja.

Dafina ndër të tjera ka folur për zgjerimin e familjes.

‘Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë’- u shpreh këngëtarja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=6RDUT04QRog

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdvkbTYozyC/?hl=en

tags: