Home ShowBiz Anxhela Peristeri surprizon me deklaraten e saj për Greqinë
Anxhela Peristeri surprizon me deklaraten e saj për Greqinë
0

Anxhela Peristeri surprizon me deklaraten e saj për Greqinë

0
0

Këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri,  së fundmi ka shprehur dëshirën për të patur edhe një eksperiencë tjetër në skenën magjike të Eurovizionit, por këtë herë jo duke përfaqësuar Shqipërinë si një vit më parë.

Mbrëmjen e së martës, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur shumë hapur duke shprehur dhe disa dëshira që lidhen me të ardhmen e karrierës e saj. Madje ajo ka surprizuar me një deklaratë të papritur:

“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha Anxhela.

Kjo mund të ndodhë pasi Anxhela ka shumë vite që jeton në shtetin grek ku ka formuar dhe një pjesë të mirë të karrierës së saj dhe sigurisht që do të ishte një tjetër arritje për të.

Linku: Natën me Aulonën

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb3MQslD0A2/?utm_source=ig_web_copy_link