Donaldi dhe Romeo kanë publikuar ditën e djeshme promon e puntatës së radhës së emisionit “Më lër të flas, i cili do të transmetohet të premten.
Nga klipi është zbuluar se një nga të ftuarit do të jetë Capital T, por ajo që tërheq të gjithë vëmendjen është një sekuencë nga një skenë shumë e njohur për publikun shqiptar. Donaldi ka improvizuar në skenën e “Përputhen”, emisionit së dashurisë të moderuar nga Bora Zemani, një lojë për Capital T.
Pjesë të kësaj loje janë bërë disa ‘konkurrente’ dhe Capital T, si djali që vajzat do tentojnë të bëjnë për vete. Vetë Donaldi ka marrë rolin e moderatorit duke imituar Borën.
Linku: https://www.instagram.com/tv/Ce1QzozDkjH/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi u fotos: https://www.instagram.com/tv/Ce1QzozDkjH/?utm_source=ig_web_copy_link