Home ShowBiz Rrëfimi i Haily-it, çdo gjë ishte e frikshme
Rrëfimi i Haily-it, çdo gjë ishte e frikshme
0

Rrëfimi i Haily-it, çdo gjë ishte e frikshme

0
0

Hailey Bieber diksutoi mbi diagnozën e fundit të burrit të saj Justin në Good Morning America .

Justin u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, dhe pësoi një paralizë të pjesshme në fytyrë.

Ajo shpjegoi se shëndeti i bashkëshortit të saj po shkon drejt përmirësimit dita-ditës.

Modelja 25-vjeçare u shpreh se: “Ai po ndihet shumë më mirë dhe padyshim që kjo ndodhi ishte një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme, por ai do të jetë plotësisht mirë. Unë jam mirënjohës që ai është mirë.”

Ajo vazhdoi duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që kanë marrë nga miqtë, anëtarët e familjes dhe fansat.

“Çdo person ka dërguar urime, këshilla, rekomandime,” tha ajo. “Ka qenë vërtet e mahnitshme.”

Linku: https://www.instagram.com/p/Cb8E8O0pzIZ/

Burimi i fotos: https://www.justjared.com/2022/06/15/hailey-bieber-speaks-out-about-husband-justins-ramsay-hunt-diagnosis/