Home ShowBiz Sezoni i ardhshëm pa Bora Zemanin? Flet më në fund Olsa Muhameti
Sezoni i ardhshëm pa Bora Zemanin? Flet më në fund Olsa Muhameti
0

Sezoni i ardhshëm pa Bora Zemanin? Flet më në fund Olsa Muhameti

0
0

Kohët e fundit, në rrjet kanë qarkulluar fjalë të cilat ngrejnë dyshime se nuk do të jetë më Bora Zemani ajo që do të moderojë emisionin më të ndjekur “Përputhen” në sezonin e tij të ardhshëm. E kush tjetër mund të na jap një informacion më të sigurtë sesa vetë autorja e programit, Olsa Muhameti.

Mbrëmjen e djeshme, Olsa ishte e ftuar në emisionin”Goca dhe Gra” ku u pyet nga Fatma rreth vërtetësisë së këtyre dyshimeve mbi Bora Zemanin. Ajo u shpreh se emisionin do të vijë me shumë ndryshime në formatin e tij, por për çështjen e moderatores ende nuk është diskutuar me vet Borën fillimisht.

“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë.

Ajo shtoi faktin se raportet e tyre kanë qënë tepër të ngushta edhe përtej punës në emision, por ky vendim përveç Top Channel-it i takon edhe Borës.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”përfundoi ajo.

Link: https://youtu.be/edlPScuhl4g

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Ce1jbbHIp_A/?utm_source=ig_web_copy_link