Home Business / Technology Snapchat rikthen opsionin e shumëdëshiruar nga përdoruesit e tij
Snapchat rikthen opsionin e shumëdëshiruar nga përdoruesit e tij
0

Snapchat rikthen opsionin e shumëdëshiruar nga përdoruesit e tij

0
0

Për të gjithë përdoruesit e aplikacionit Snapchat që përveç bërjes së fotove shkëmbejnë edhe mesazhe me miqtë është vënë re se së fundmi është rikthyer përsëri opsioni për të fshehur leximin. Snapchat   

Metoda ‘Half Swipe’ Gjysmë Rrëshqitja e faqes së Snapchat, i lejon përdoruesit që të lexojnë mesazhet e ardhur nga të tjerët pa dal zbuluar nga këta të fundit. Kjo metodë pushoi së funksionuari në muajin qershor të vitit 2021, ku shumë përdorues raportuan se pavarësisht faktit se bënin të njëjtën procedurë njoftimi i leximit i shkonte dërguesit. Kohët e fundit shumë përdorues kanë konstatuar se pas provave të kryera nga ata krejt rastësisht është zbuluar rikthimi i këtij opsion trend.

Procedura është po e njëjtë. Rrëshqitja Gjysmë e faqes në Snapchat është në fakt shumë e thjeshtë. Së pari, hapni faqen Chat në aplikacion dhe gjeni bisedën që duhet të shikoni. Tani, mbani një gisht të shtypur në Bitmoji ose emrin e dërguesit pa e hequr atë nga ekrani, rrëshqitni me kujdes djathtas. Përmbajtja e bisedës do të shfaqet në ekran, duke ofruar një vështrim në bisedë. Pa e lëshuar gishtin, rrëshqitni përsëri majtas. Duke bërë këtë, dërguesi nuk do të shohë një mesazh ‘TË LEXUAR’ në ekranin e bisedës. Për ata që nuk e kanë ditur më parë gjatë praktikës do të bëhet më e lehtë.

Linku: https://screenrant.com/snapchat-half-swipe-how-to-use-still-work/

Burimi: Pexele.com

tags: