0
0
Orët e paradites së sotme do të vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore dhe ato lindore.
Pavarësisht luhatjeve të temperaturave, mundësia për rreshje shiu është thuasje zero. Parashikohet që mbrëmja të risjelli motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Burimi i fotos: Pexels.com