Home ShowBiz Chiara Ferragni do të shkëlqejë në festivalin më të njohur në Itali
Chiara Ferragni do të shkëlqejë në festivalin më të njohur në Itali
0

Chiara Ferragni do të shkëlqejë në festivalin më të njohur në Itali

0
0

Një tjetër arritje do të shënohet në karrierën e modeles bukuroshe italiane, Chiara Ferragni. Ajo do të prezantojë festivalin më të famshëm në Itali, “Sanremo” përkrah Amadeus. Ky lajm është bërë i ditur fillimisht nga vetë drejtuesi i Sanremo, Amadeus i cili u shpreh:

“Chiara Ferragni do të hapë dhe do të mbyllë festivalin përgjatë mbrëmjeve të së martës në datë 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023”.

Më pas ky lajm është konfirmuar nga partneri i Chiara-së, i cili përmes një instastory ka uruar i gëzuar bashkëshorten e tij për këtë arritje të saj. Edhe vetë Chiara ka reaguar përmes një foto me Amadeus të postuar në Instgramin e saj duke falenderuar këtë të fundit për bashkëpunimin që me shumë siguri do të jetë shumë i suksesshëm.

 

Linku: https://newsrnd.com/life/2022-06-20-sanremo–chiara-ferragni-co-host-of-the-first-and-last-evening.BJO4zS0Fq.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce5g04cK-Mz/?utm_source=ig_web_copy_link