Home ShowBiz Pasaporta e Valdrin Sahitit bën lëmsh rrjetin, çfarë po ndodh me stilistin e njohur
Pasaporta e Valdrin Sahitit bën lëmsh rrjetin, çfarë po ndodh me stilistin e njohur
0

Pasaporta e Valdrin Sahitit bën lëmsh rrjetin, çfarë po ndodh me stilistin e njohur

0
0

Valdrin Sahiti është padiskutim një nga stilistët më të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi ai ka pushtuar mediat në një formë ndryshe. Disa ditë më parë u njoftua se Valdrin Sahiti është i pajisur me pasaportë diplomatike.

Thuhej se këtë dokument ia kishte lëshuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën stilisti ka një marrëdhënie të afërt.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga këshilltari për media i Osmanit, i cili deklaroi se presidentja nuk ka një kompetencë të tillë.

Avokati Durim Berisha i ka shkuar më thellë kësaj çështje. Më anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka treguar se ka paraqitur një kërkesë pranë zyrës së Kryeprokurorit të Kosovës, për të hetuar nga e ka marrë stilisti këtë pasaportë.

Vetë Valdrini ka preferuar të mos prononcohet fare mbi këto lajme.

Linku: https://www.facebook.com/berisha.cons.7/posts/730602421517154

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/

 

tags: