Dashi
Për Dashin mesi i javës do të sjellë gjëra mjaft interesante pasi Hëna do e prek këtë shenjë. Duhet të keni kujdes me vetëkontrollin pasi mund të vonohet ndonjë projekt që ju mezi e prisnit. Edhe në dashuri do të ketë përplasje dhe rrufe të papritura që do t’iu lënë pa frymë .
Demi
Për të lindurit e shenjës së Demit, kjo mesjavë do të cilësohet si një fazë shërimi i plagëve të pranverës së hershme. Ata që kanë pasur probleme dhe diskutime të zjarrta do ta gjejnë më në fund intimitetin dhe qetësinë e nevojshme . Mes të premtes dhe të shtunës do të keni një periudhë kënaqësie.
Binjakët
Për të lindurit e shenjës së Binjakut kjo ditë me Hënën e pranishme do të jetë shumë interesante dhe e favorshme, por që nesër Venusi do të nisë të krijojë shumë situata të papritura. Do të keni takime të reja dhe pse jo diçka mund të lindin nga ato. Mos e nënvlerësoni atë që ndodh nga tani deri në fund të javës. Do të përjetoni disa ndjenja pozitive që do t’iu ndihmojnë për të rikuperuar një marrëdhënie të krisur.
Gaforrja
Ju të lindurit e shenjës së gaforres, në këtë ditë mund të jeni pak të hutuar pasi keni kohë që po kaloni momente të vështira për çështje personale apo shëndetësore. Mos u shqetësoni pasi shumë shpejt do të frymëzoheni nga disa ndjenja pasioni pozitive që do t’iu bëjnë të ndiheni mirë.
Luani
Sfidat që ju i frikësoheshin kanë kaluar. Ju që jeni të dashuruar mendohuni mirë para se të merrni vendime për hapa të mëdha pasi mund të pendoheni më vonë. E diela do të jetë një ditë shumë intriguese për ju.
Virgjëresha
Në këtë periudhë këshillohet të qëndroni larg provokimeve të mundshme. Duhet të jeni shumë të përqendruar tek puna, por kjo nuk do të thotë që në dashuri do të ketë polemika ose ftohtësi. E nesërmja fton të gjithë ata që janë vetëm ose të ndarë të mos e rikujtojnë të shkuarën dhe të ecin përpara.
Peshorja
Për peshoret nga nesër nis tranziti i shkëlqyer i Venusit. Shumë gjëra po ndryshojnë pozitivisht dhe do t’iu lindin disa ide të bukura për t’u zbatuar dhe përjetuar.
Akrepi
Sot është dita e fundit me Venusin e kundërt në shenjën tuaj. Do të largoheni përfundimisht nga problemet me të cilat jeni hasur së fundmi. Pas ditës së sotme do të jeni më të kuptueshëm dhe do keni mundësi të rishikoni disa zgjedhje, ndoshta do të përpiquni të ndreqni dhe disa gabime të bëra në të shkuarën.
Shigjetari
Kjo është një kohë kur duhet të përveshni mëngët sidomos për sa i përket punës kjo nuk do të thotë se dashuria është në plan të dytë. Duhet të shfaqni veten tuaj duke bërë gjërat që ju dini t’i bëni më së miri.
Bricjapi
Në këtë moment është e dobishme të shikosh drejt së ardhmes plot me shpresë edhe pse Jupiteri premton për një lloj trazire të brendshme. Mos hiqni kurrë dorë nga gjërat që dëshironi. Dashuria do të ketë disa luhatje gjatë ditëve në vijim.
Ujori
Të lindurit e shenjës së Ujorit dëshirojnë të heqin qafe disa tensione që i përkasin së kaluarës. Shumë njerëz që ju njohin do t’iu rrëfejnë se ju kanë parë paksa të turbullt në mendime dhe veprime. Nga nesër Venusi do t’iu ofrojë marrëdhënie dhe situata të reja.
Peshqit
Për të lindurit në shenjën e Peshqve, ka ardhur një moment i nevojshëm për të kontrolluar shumë situata në jetën tuaj. Në dashuri më në fund do të kuptoni se me kë keni të bëni edhe nëse mendonin se jeni me personin e duhur. Puna do t’iu ecë mbarë. Do t’u ofrohen disa projekte për vjeshtën.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-mercoledi-22-giugno-2022/
Burim i fotos: pexels.com