Olsa Muhameti ka qënë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ndër të tjera ka folur për lidhjen e shumëpërfolur të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.
Ajo u pyet nga Isli Islami nëse historia Donaldit dhe Borës po përdoret nga këta të fundit. Autorja u përgjigj duke i referuar njohjes me moderatoren dhe theksoi se Bora nuk e ka përdorur kurrësesi këtë situatë.
“Nëse Bora do ta kishte përdorur të gjithë këtë situatë do të kishte dal e do të kishte folur më shumë. Ne nuk kemi një intervistë të saj. Nëse do ta përkthenim dhe në marketing ajo është shumë e kujdesshme dhe e kuruar në përzgjedhjen e reklamave. Ndoshta të tjerët do ta kishin shfrytëzuar akoma më shumë”,thekson autorja.
Nga ana tjetër, gazetarja Jonida Alickolli tha se e gjithë situata ishte në favor të tyre, pasi ata japin shenja dhe nuk konfirmojnë asgjë dhe kështu vazhdojnë të jenë akoma në qendër të vëmendjes.
“Ka raste kur funksionon më tepër kur ti nuk jep përgjigje.E gjithë situata është në favor të tyre pasi edhe pse njerëzit po flasin, ata ende nuk e pranuar zyrtarisht lidhjen e tyre. Kjo situatë i bën ata të vazhdojnë të qëndrojnë në vëmendjen e publikun”, tha gazetarja.
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme dhe prova që vërtetojnë për një rikthim të dyshes, por përsëri moderatorja nuk ka konfirmuar ende asgjë, edhe pas shenjave të shumta të Donaldit.
Link: https://youtu.be/_fJmLr-AHsc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfLlJOvNItN/?utm_source=ig_web_copy_link