Home ShowBiz Fjoralba Ponari feston ditëlindjen, Einxhel i dedikon fjalë zemre
Fjoralba Ponari feston ditëlindjen, Einxhel i dedikon fjalë zemre
0

Fjoralba Ponari feston ditëlindjen, Einxhel i dedikon fjalë zemre

0
0

Moderatorja shumë e dashur për publikun Fjoralba Ponari,  teksa po feston sot ditëlindjen e saj, merr një urim tepër special nga Einxhel Shkira.

Edhe pse Einxhel ndodhet larg Shqipërisë duke kaluar pushimet së bashku me Dj Dagz nuk e ka harruar ditën e veçantë të mikes së saj.

Shoqëria e tyre tepër e ngushtë u vu re edhe kur Einxhel ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip pasi Fjoralba së bashku me Argjirën realizuan një surprizë të veçantë për të teksa ajo ndodhej në një situatë të vështirë. Einxhel ka shkëputur një pjesë nga ai takim dhe i ka bashkangjitur një dedikim prekës me fjalë zemre për Fjoralbën.

“Se sa të vlerësoj dhe të dua besoj e din tashmë të gjithë…Por ajo që ndoshta sdinj është se sa vajzë e fortë, inspiruese dhe luftarake je ti! Zoti të ka falur një shpirt e mendje po aq të bukur sa fëtyrën tënde solare. E admiroj pamas vullnetin tënd për jetën dhe ëndrrat e tua. Qoft ky vit një faqe ndër më të bukurat se ato që lam pas…Happy Birthday my brave friend” ka përfunduar Einxhel.

 

Link: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2868424570926019674/

Burimet e fotove: https://www.instagram.com/p/CauigKiD7NO/?utm_source=ig_web_copy_link