Home Lifestyle Pse kemi fantazi seksuale për njerëzit që urrejmë?
Pse kemi fantazi seksuale për njerëzit që urrejmë?
0

Pse kemi fantazi seksuale për njerëzit që urrejmë?

0
0

Ndodh që zakonisht njerëzit të fantazojnë momente intime me njerëzit që i urrejnë. Mund të duket qesharake dhe e papranueshme, por ja që ndodh.

Por pse ndodh që të kemi fantazi seksuale për dikë që e urrejmë?

Në studimet e bëra fantazitë seksuale me një person të urryer lidhen me shumë arsye të karakterit ose gjendjes psikologjike. Zakonisht njerëzit që kanë këto lloj fantazi janë cilësuar prej studimeve si të dobët për të pranuar dhe besuar në ndjenjat e vërteta të tyre. Më së shumti studimet psikologjike përcaktojnë dy tipare kryesore që lidhen me këto llojë fantazi seksuale, si dominimi dhe sadizmi. Disa njerëzve mund t’u ngjallet ideja e të paturit momente intime me personin që urrejnë pasi ,ata kanë një farë shkalle pushteti ose kontrolli mbi ta dhe mund t’i shkaktojnë dhimbje. Këto fantazi gjithashtu lidheshin me mazokizmin pasi për disa individë seksi i dhunshëm është më epshndjellës sesa ai pasionant. Ndaj për ta seksi me një person të urryer ndonjëherë mund të jetë një mënyrë kënaqësie në nivelet shumë të larta.

Ata individë që kanë fantazi të tilla i përkasin një orientimi të pakufizuar socioseksual (d.m.th., ata që e shohin seksin dhe dashurinë si jo të përjetshme) duke fantazuar më shumë për njerëzit që urrejnë sesa për ata që mund të kenë në krahë.

 

Link : https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-myths-sex/202206/why-were-sometimes-turned-people-we-hate

Burimi i fotos: pexels.com

tags: