46 persona humbin jetën tragjikisht në Meksikë, zbardhen detajet paraprake të ngjarjes
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ditë e sotme në qytetin e San Antonio në Texas.
Në rimorkion e një kamioni janë gjetur të asfiksuar 46 pasagjerë të cilët ishte duke kaluar ilegalisht nga Meksika drej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raporteve paraprake 46 presona janë gjetur të vdekur, 16 të tjerë janë transportuar në spitalin më të afërt ndërkoh që 4 fëmijë arritën të dilnin gjallë nga kamioni.
Shefi i policisë së San Antonios, William McManus tha se oficerët e policisë morën një telefonatë 10 minuta para orës 18:00 ku u raportua se dëgjoheshin britma për ndihmë brenda rimorkios së kamionit.
Kur punëtori u afrua, ai pa disa trupa brenda një rimorkioje me 18 rrota me dyert pjesërisht të hapura.
Në kamion, midis viktimave kishte adoleshentë dhe të rinj gjithashtu.
Mendohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia prej temperaturave të larta, mungesa e ujit dhe ajrosjes së ambinetit.
Linku: https://www.washingtonpost.com/nation/2022/06/27/migrants-dead-texas/
Burimi i fotos: pexels.com