Bateristi Travis Barker shkoi në Qendrën Mjekësore mëngjesin e të martës pasi përjetoi një gjendje të keqe shëndetësore, raportoi TMZ. Disa orë më vonë një ambulancë e dërgoi atë në spital për ekzaminime shtesë. Megjithatë arsyet e shtrimit të tij në spital ende nuk janë bërë të ditura për publikun.
Fotot e shkrepura nga TMZ tregojnë stafin mjekësor duke transportuar Barker në spital, ndërkoh që Kourtney ndopdhej përkrah tij.
Mëngjesin e shtrimit në spital, Barker shkroi në Twitter: “Zoti më ruajt”. Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse ai postim, kishte lidhje me gjëndjen e tij shëndetësore.
Travis ka deklaruar më pare se vuan nga mpiksja e gjakut, dhe nga një infeksion bakterial që mund të shkaktojë ënjtje, inflamacion dhe dhimbje.
Barker ka qenë në vëmendjen e publikut së fundmi për shkak të lidhjes së tij me Kourtney Kardashian. Çifti, pas disa kohësh lidhje, u martuan në maj të këtij viti në një ceremoni private në Itali.
Linku: https://people.com/music/travis-barker-hospitalized-in-los-angeles-wife-kourtney-kardashian-by-his-side/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cbq2NohF28N/