Home Lifestyle Periudhë rekuperimi për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 29 qershor 2022
Periudhë rekuperimi për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 29 qershor 2022
0

Periudhë rekuperimi për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 29 qershor 2022

0
0

Dashi
Prej kohësh mbani në mendjen tuaj ide të shkëlqyera, por më në fund keni vendosur që të angazhoheni duke i bërë realitet. Yjet në ditën e sotme do t’iu ndihmojë që të jeni në gjendjen e duhur për të bërë gjithçka që më parë ju dukej pothuajse e pamundur. Dita e premte do të ketë një lulëzim në dashuri.
Demi
Kjo periudhë është tepër e rëndësishme për ju pasi do të merrni rikonfirmime të pritshme ose projekte të reja. Venusi i pozicionuar në shenjën tuaj do t’iu ndihmojë për të rikuperuar dhe jetën tuaj sentimentale, veçanërisht në muajin korrik.
Binjakët
Afërdita në shenjë tuaj do t’iu jap një dorë të zgjoni atë pasion e zjarrtë që është gjithmonë brenda jush që lidhet si me dashurinë ashtu edhe me punën. Binjakët e dashuruar nuk i pëlqejnë situatat e palëvizshme, ndaj shpesh pasionohen pas njerëzve të pakapshëm. Është një periudhë e mirë për të gjetur gjysmën e shpirtit tuaj .
Gaforrja
Fakti që Hëna është ende në shenjën tuaj të zodiakut mund t’iu ndihmojë ta shihni të ardhmen më pozitivisht. Ndërsa Dielli kalon në shenjën tuaj do të nis një periudhë rikuperimi dhe shërimi për ju pasi muajin e fundit keni kaluar shumë probleme. Familja dhe dashuria janë shumë e rëndësishme për ju.
Luani
Jeni pak të zemëruar sepse dikush nuk ju ka respektuar dhe ne e dimë që nëse ka një gjë që thjesht nuk mund ta duroni është kjo sjellje ndaj jush. Megjithatë ju këshillojmë të mos shqetësoheni kaq shumë. Jupiteri do t’iu ndihmojë për të zgjedhur mosmarrëveshje tuaja. Ndjenjat do të përmirësohen përgjatë muajit korrik.
Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës e kanë nisur rëndë këtë javë dhe kushedi sa prej tyre po pyesin: “Pse e nisëm këtë angazhim të lodhshëm?”. Ndoshta nuk jeni të rrethuar nga bashkëpunëtorët e duhur dhe nuk keni ndihmë të drejtpërdrejtë, ndaj mos ia hidhnin fajin vetes gjithmon.
Peshorja
Kujdes dita e sotme nuk është ideale për të dalë kundra të gjithëve! Nëse 48 orët e fundit jeni përballur me probleme në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm. Ka të ngjarë që në çiftet afatgjatë, për shkaqe të ndryshme të jenë krijuar krisje të vogla kohët e fundit. Të kaluara.
Akrepi
Frymëzimi nuk do të mungojë në shenjën tuaj dhe kjo periudhë është perfekte për të nisur projekte të reja, Ndjenjat për momentin janë neutrale. Kush është beqar muaji korrik vjen me mundësi të reja.
Shigjetari
Pasioni për liri të pakufij e karakterizon shenjën tuaj, ndaj bëni plane për fundjavën pasi do ju ofrojë atë që ju dëshironi më së shumti. Në dashuri lëreni veten të shkoni drejt emocioneve të bukura.
Bricjapi
Problemet lidhur me punën vazhdojnë t’iu marrin kohë dhe mund. Megjithatë mos u shqetësoni pasi do nga e premtja gjithçka do të bëhet më mirë. Ndjenjat tuaja kanë nevojë për pak qetësi. Keni nevojë të keni pranë vetes njerëz që t’ju ndihmojnë të zgjidhni një problem.
Ujori
Ujori ka një vizion shumë interesant për të ardhmen. Me Jupiterin dhe Marsin e favorshëm, mund të zhvillojnë projekte të reja. Një ditë interesante për lidhjet do të jetë e diela, ndaj bëni mirë të organizoni një takim dashurie.
Peshqit
Sot dhe nesër shenja juaj mund të ndihet më e kënaqur falë Diellit dhe Hënës së favorshme. Për ju që keni qëndruar për një kohë të gjatë larg dashurisë bëni mirë t’i jepni vetes mundësi të reja.

 

Link: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-mercoledi-29-giugno-2022/

Burmi i fotos: pexels.com