“Gjeniu i vogël” ka përmbyllur sezonin e tij të transmetimit mbrëmjen e djeshme. Si çdo puntatë, edhe finalja ka rezervuar shumë surpriza dhe lot.
Ka qenë vetë moderatorja, Jonida Vokshi e cila nuk i mbajti dot lotët, teksa bënte një përmbledhje të asaj që kishte ndodhur në 16 javë transmetim të emisionit.
Moderatorja është treguar shumë e afeksionuar pas fëmijëve, dhe mesa duket ndarja në këtë natë finale nuk ka qënë aspak e lehtë për të.
Gjatë mbrëmjes Jonida është përlotur gjithashtu teksa jepte lajmin se një i mitur në Tiranë është zhdukur.
Moderatorja u shpreh se: “Një i mitur është zhdukur në Tiranë, nëna e tij lëshon alarmin dhe ngre policinë në këmbë: Prej disa ditësh është larguar nga banesa…”
Me anë të kësaj deklarate ajo bëri thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre, pasi ndodhen në një moshë që ka shumë nevojë për përkujdesje.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=BHTJ16ONVVQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfWaPV1srid/