Aktorja e njohur hollivudiane Cameron Diaz, i është rikthyer aktrimit pas një shkëputje prej 8 vitesh.
Pas paraqitjes së saj të fundit në filmin “Annie” të vitit 2014, Diaz njoftoi tërheqjen e saj në 2018.
Së fundmi, aktorja ka njoftuar rikthimin e saj në ekranet e kinemasë në filmin e ardhshëm të Netflix “Back in Action”, duke luajtur së bashku me aktorin Jamie Foxx.
Vet aktorja ka bërë të ditur rikthimin me anë të një njoftimi në Instagram ku promovoi trailerin e ri të filmit.
Në postimin e saj ajo shkroi: “(Jamie Foxx) vetëm ti mund të më kthesh në aksion.”
Netflix nuk ka caktuar ende një datë për publikimin e filmit, por ka shpërndarë në twitter lajmin e mirë me fansat.
Nga ana e tij aktori Jamie Foxx shkroi në Twitter se punimet për prodhimin e filmit kanë filluar këtë vit dhe filmi pritet të dal së shpejti.
Linku: https://www.usatoday.com/story/entertainment/movies/2022/06/29/cameron-diaz-comes-out-of-retirement-netflix-movie-jamie-foxx/7771658001/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXmj_OZPyEj/