Ditët e fundit në rrjet është bërë virale një video e Princit William, ku shfaqet i zemëruar me një fotograf që po ndjek familjen e tij teksa kalojnë kohë së bashku.
Në videon e regjistruar Princi William dëgjohet teksa i bërtet fotografit në fjalë.
Më pas gruaja e tij, Kate Middleton, dëgjohet duke thënë se çifti ndodhej jashtë për një shëtitje me biçikletë me fëmijët e tyre, dhe ky veprim është mungesë respekti.
William u knfliktua me fotografin se përse ai po i përndjek për foto, duke e quajtuar të egër dhe neveritshëm.
Pasi video u bë virale, ka reaguar edhe Pallati Mbretëror me anë të një deklarate zyrtare ku shprehen se: “Videoja është një shkelje e privatësisë së familjes mbretërore, dhe është filmuar gjatë një kohe private për ta.”
Linku: https://petapixel.com/2022/06/28/prince-willaim-is-filmed-berating-photographer-for-stalking-his-kids/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BV8uj3UBjKT/